Shërohen nga Covid-19, rikthehen në fushë dy yjet e Barcelonës

Shërohen nga Covid-19, rikthehen në fushë dy yjet e Barcelonës

21:56, 10/01/2022

Lajme të mira vijnë në kampin e katalanasve, që sapo kanë mbërritur në Riyad, ku të mërkurën do të luajë gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Realit të Madridit.

Në dispozicion të trajnerit Xavi do të rikthehen Ferran Torres dhe Pedri, pasi të dy lojtarët kanë rezultuar negativë në testimet e fundit dhe janë shëruar nga coronavirusi.

Klubi njofton se dy lojtarët do të bashkohen me skuadrën në Arabinë Saudite në orët në vazhdim dhe se autoritetet kompetente janë njoftuar për këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco