Djokovic fiton betejën gjyqësore për të qëndruar në Australi

Djokovic fiton betejën gjyqësore për të qëndruar në Australi

17:44, 10/01/2022

 

Ylli i tenisit Novak Djokovic fitoi të hënën një betejë gjyqësore për të qëndruar në Australi për të luajtur në “Australian Open”, pavarësisht se ishte i pavaksinuar kundër COVID-19, por qeveria kërcënoi se do t'ia anulonte vizën për herë të dytë.

Gjykatësi i Gjykatës Federale të Qarkut, Anthony Kelly rivendosi vizën e Djokoviçit, e cila u anulua pas mbërritjes së tij javën e kaluar sepse zyrtarët vendosën se ai nuk plotësonte kriteret për një përjashtim nga një kërkesë e hyrjes që të gjithë joshtetasit të vaksinohen plotësisht.

Gjykatësi urdhëroi gjithashtu qeverinë të lirojë Djokoviçin brenda 30 minutave nga një hotel karantine në Melburn ku ai kishte kaluar katër netët e mëparshme.

Për shkak të kufizimeve të koronavirusit, seanca u zhvillua virtualisht, përmes lidhjeve audiovizuale midis dhomave të gjyqtarit dhe avokatëve të qeverisë dhe Djokoviç.

Minuta para fillimit të procedurës, gazetarët klikuan në një lidhje video, të ofruar nga gjykata, duke mos ditur se gjykata e kishte zëvendësuar atë me një version të përditësuar. Duke pritur për të parë procedurat në kohë reale, ata u përballën me imazhe pornografike.

Seanca virtuale u rrëzua gjithashtu disa herë për shkak të një numri dërrmues njerëzish nga e gjithë bota që përpiqeshin të shikonin procedurat.

Djokoviç është nëntë herë kampion i Australian Open. Ai është kampioni në fuqi dhe ka fituar tre titujt e fundit në Melbourne Park.

Ketu mund te bejme me shume ndryshime te kesaj ndarje me ate cfare ne mund te arrijme me kete ndarje te pilotikave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco