Ndryshojnë planet e Juventusit, bllokohet shitja e Kulusevskit

Ndryshojnë planet e Juventusit, bllokohet shitja e Kulusevskit

17:16, 10/01/2022

Dëmtimi i rëndë i Federico Chiesas ka ndryshuar planet e Juventusit, që duhet të luajë të gjithë pjesën e mbetur të sezonit pa një nga lojtarët e saj më të mirë.

Lëvizja e parë në kampin bardhezi është bllokimi i shitjes së Kulusevskit i cili kërkohet nga Seville ,dhe Moratas, që kërkohet me ngulm nga Xavi te Barcelona.

Me shumë mundësi Juventusi do të kërkojë në organikën aktuale zëvendësuesin e Chiesas dhe për këtë arsye mund të hiqet nga merkato Kulusevski. Cuadrado, Bernardeschi apo McKennie janë alternativat e sulmuesit të dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco