Vedat Muriqi ‘shpëton’ merkaton e Lazios

Vedat Muriqi ‘shpëton’ merkaton e Lazios

15:14, 10/01/2022

Vedat Muriqi prej kohësh nuk bënte pjesë në planet e Mauricio Sarrit, duke kërkuar largimin prej ditësh.

Duket se dhe për Lazion, largimi i sulmuesit të Kosovës do t’i vinte në ndihmë të klubit.

Merkato e Lazios është e bllokuar për shkak të disa problemeve financiare dhe nuk mund të afrojë asnjë lojtar nëse nuk shet më parë.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Muriqi dhe Lazari janë lojtarët që Sarri kërkon t’i largojë.

Dhe kosovari nga ana tjetër dëshiron të largohet sa më shpejt nga Lazio, me disa ekipe që kanë shfaqur interes për sulmuesin 27-vjeçar.

Nëse Muriqi dhe Lazari arrijnë të largohen, Sarri do të arrijë të afrojë zëvendësuesit që ka në mendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco