Erling Haaland po luan sezonin e fundit me Borussia Dortmund.
Ylli norvegjez kërkohet nga disa klube “big”, ndërsa e ka pohuar vetë se do të transferohet në La Liga.
Në qershor do të aktivizohet klauzola prej 75 milionë eurosh.
Agjenti i tij, Mino Raiola, po bisedon me disa klube të ndryshme, teksa 21-vjeçari pëlqehet shumë edhe në Angli.
Ish-trajneri i tij tek ekipi i Bryne, Alf Ingve Berntsen, ka folur rreth së ardhmes së Haaland për mediet spanjolle.
“Erling është gati të lërë Dortmundin për të shkuar në një tjetër klub, jam i sigurt se menaxheri i tij do të marrë vendimin më të mirë.
E ardhmja? Me shumë mundësi do të transferohet në Spanjë ose Angli, por nuk e di se në cilin shtet do të shkojë në fillim”, deklaroi norvegjezi, i cili ndalet konkretisht te Real Madrid.
“Jam i bindur se Haaland do të ngrinte edhe më shumë nivelin e skuadrës së Carlo Ancelottit. Ai është një sulmues i shkëlqyer, mendoj se mund të luajë shumë mirë me Benzema, Vinicius Junior apo Mbappe”.
Një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, u transferua te Dortmund në janarin e vitit 2020 dhe deri tani ka realizuar 76 gola në të gjithë kompeticionet me verdhezinjtë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: