Dëmtoi gjurin në ndeshjen me Romën, Federico Chiesa mbyll sezonin

Dëmtoi gjurin në ndeshjen me Romën, Federico Chiesa mbyll sezonin

13:57, 10/01/2022

Goditje e rëndë për Juventusin, teksa Federico Chiesa ka mbyllur sezonin.

Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi bardhezi me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e tij, teksa ka njoftuar se pas ekzaminimeve të kryera ylli i “Zonjës së Vjetër” ka dëmtuar gjurin e tij gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Romës.

Një goditje e rëndë për Juventusin dhe Allegrin që do të bëjnë pa sulmuesin për pjesën e mbetur të sezonit, teksa në ditën e ardhshme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në 14 ndeshje gjatë këtij sezoni me Juventusin në Serinë A, 24-vjeçari është aktivizuar në 14 ndeshje nga ku ka mundur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 2 asiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco