Xhudistët kosovarë s’i ndalin sukseset, i sigurojnë Kosovës gjashtë medalje në Slloveni

Xhudistët kosovarë s’i ndalin sukseset, i sigurojnë Kosovës gjashtë medalje në Slloveni

13:32, 10/01/2022
Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të marrin 6 medalje në turneun ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë.

Turneu ndërkombëtar që u mbajt gjatë së dielës ishte për grupmoshat U12, U14, U16, U21. Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.

Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshen U21, nga të cilët 4 të artë, një i argjendtë dhe një i bronztë.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Të artë:

Dardan Cena -73 kg Anes Veseli -100 kg Fatjona Kasapi -57kg Dëbora Gjakova -63 kg I argjendtë: Muhamedin Veseli -66 kg I bronztë: Rios Kuka +100 kg

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco