Zbulohet se kush janë lojtarët e infektuar me COVID-19 te Kukësi

Zbulohet se kush janë lojtarët e infektuar me COVID-19 te Kukësi

13:26, 10/01/2022

Koronavirusi ka pushtuar Kukësin, që lajmëroi disa çaste më parë infektimin e dhjetë pjesëtarëve, nga të cilët shtatë janë futbollistë dhe tre pjesëtarë të stafit teknik të italianit Diego Longo.

Klubi verilindor ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së ditës së shtunë kundër Dinamos (15 janar), e vlefshme për javën e 16-të në Abissnet Superiore.

Pas kthimit të ekipit nga pushimet, ku shumë futbollistë kanë udhëtuar jashtë vendit, klubi ka kryer testet të herë pas hershme.

Të infektuarit janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe kanë filluar menjëherë karantinën, teksa Supersport mëson se cilët janë ata.

Në tamponët e kryer këtë të hënë, mësohet se futbollistët Edi Basa, Ardit Hila, Rigels Cani, Fatjon Collari dhe Eogen Sula kanë rezultuar pozitivë.  Mes tyre edhe zëvendës trajneri Amedeo di Late, trajneri i portierëve Andrea Cardinale dhe doktori i ekipit.

I infektuar ka qenë edhe Pero Pejic, drejtori sportiv i Kukësit, por ish-sulmuesi kroat ka kaluar koronavirusin dhe në tamponin e fundit është rikthyer negativ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco