VIDEO/ Luftëtari shqiptar rrëfen në ‘Kafe Shqeto’ si mundi kundërshtarin turk

VIDEO/ Luftëtari shqiptar rrëfen në ‘Kafe Shqeto’ si mundi kundërshtarin turk

11:15, 10/01/2022

Një prej sportistëve shqiptarë që po ngjit shkallët e karrierës është Ermil Xhaferi, i cili garon në një disiplinë luftarake si ajo e MMA.

Disa ditë më parë, Xhaferi fitoi duelin e peshave deri në 75kg në MMA të zhvilluar ndaj Mahmud Ozyldirim në Dusseldorf.

Xhaferi u tregua i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit turk, duke e mposhtur që në raundin e parë.

Kjo ishte fitorja e dytë për luftëtarin shqiptar në MMA, teksa ka regjistruar edhe një barazim.

Xhaferi ishte i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ku tregoi për moderatorin Flavio Qarri për suksesin e arritur ndaj kundërshtarit turk, karrierën e tij që është në ngritje dhe ambiciet që ka në këtë sport luftarak.

“Para dy vitesh kam nisur debutimin tim në rangun profesionist. Deri tani kam zhvilluar tre ndeshje, ku nuk kam asnjë humbje. Jam duke u rritur në karrierë. Unë garoj në peshën 70-77 kg, në MMA.

Fillova në Shqipëri këtë sport, që nuk është shumë i përhapur këtu, më pas u largova për në Gjermani. E kam ushtruar për gati 3 vjet, pra kaq është periudha që merrem me MMA. Ndeshjen e parë si profesionist e kam zhvilluar para dy vitesh. MMA është më ndryshe nga sportet e tjera. Tani kam katër trajnerë gjermanë.

Synimi im është UFC, që është maja e këtij sporti’, deklaroi Ermil Xhaferi në “Kafe Shqeto”, intervistën e të cilit me moderatorin Flavio Qarri mund ta shihni të plotë në videon e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco