Pochettino shpjegon përse la në stol Sergio Ramos

Pochettino shpjegon përse la në stol Sergio Ramos

09:22, 10/01/2022

PSG mori një pikë në transfertën me Lyon. Vendasit kaluan shpejt në avantazh me anë të brazilianit Paqueta (7’), por ekipi nga kryeqyteti evitoi humbjen e dytë në Ligue 1 falë golit të Thilo Kehrer çerek ore nga fundi.

PSG kryeson kampionatin francez me 11 pikë më shumë se Nice dhe Marseille, ndërsa trajneri Mauricio Pochettino analizoi barazimin 1-1 kundër Lyon, ku ndër të tjera tha: “Gjithçka ndryshon kur pëson një gol të shpejtë. Ata tentuan të na bllokonin hapësirat.

Ne bëmë gabime në pjesën e parë, ndërsa ishim disi më mirë në fraksionin e dytë të takimit. Në përgjithësi, unë mendoj se ishim skuadra më e mirë në fushë, dominuam. Gjithsesi e pranoj, në pjesën e parë ishim shumë të ngadaltë”, deklaroi trajneri argjentinas, i cili komentoi edhe vendimin për të lënë në pankinë mbrojtësin Sergio Ramos.

“Konkurrenca është e madhe për të gjithë. Sergio ndihet mirë dhe shpresoj se mund të luajë në ndeshjet e ardhshme. Ishte zgjedhja dhe vendimi im që ai të mos luante kundër Lyon”, përfundoi trajneri i skuadrës kryeqytetase, që po marshon drejt titullit të dhjetë në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco