Kupa e Shqipërisë për moshat/ Katër skuadra të tjera kalojnë në fazën tjetër të kompeticionit

Kupa e Shqipërisë për moshat/ Katër skuadra të tjera kalojnë në fazën tjetër të kompeticionit

08:59, 10/01/2022

Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19, aktiviteti i dytë më i rëndësishëm pas kampionatit ka ngritur siparin që prej 7 janarit, me gjashtë ekipe për secilën grupmoshë që kanë siguruar kualifikimin për në çerekfinale.

Janë zhvilluar edhe katër sfidat e radhës për këtë kompeticion, teksa në grupmoshën U-17 kanë kaluar Tirana dhe Internacionali.

Bardheblutë morën një fitore të pastër me shifrat 3-0 në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ndërsa në përballjen Internacional Tirana – Flamurtari, këta të fundit nuk ia dolën të vazhdojnë më tej garën pasi u mundën me rezultatin 2-0.

Tirana U-17 – Skënderbeu U-17                            3-0

Internacional Tirana U-17 – Flamurtari U-17          2-0

Ndërkaq, në sfidat e tjera të nën 19-vjeçarëve janë dy ekipe të tjera kryeqytetase që sigurojnë biletat për në çerekfinale, përkatësisht Partizani dhe Tirana.

Të kuqtë arritën të fitonin bindshëm përballë Flamurtarit, në një ndeshje që prodhoi 5 gola, 4 prej të cilëve i shënuan kryeqytetasit ndërsa vlonjatët shënuan të vetmin gol nderi në minutën e 14-të, që do t’i sillte barazimin e përkohshëm.

Në sfidën tjetër mes Tiranës dhe Skënderbeut, kësaj radhe për moshën U-19, bardheblutë fituan me poker ndaj korçarëve, të cilët nuk do të vazhdojnë më tej.

Partizani U-19 – Flamurtari U-19                4-1

Tirana U-19 – Skënderbeu U-19                 4-0

Sot do të luhen edhe katër ndeshjet e fundit për secilën grupmoshë, ku do të përcaktohen edhe katër çerekfinalistët e radhës për Kupën e Shqipërisë U-17 dhe U-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco