Interi mposht Lazion dhe i rimerr Milanit kreun e Serie A

Interi mposht Lazion dhe i rimerr Milanit kreun e Serie A

22:59, 09/01/2022

Interi është kthyer përsëri në kreun e renditjes të Serisë A me një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë si Lazio.

Zikaltrit kanë triumfuar 2-1 në “San Siro” duke i rrëmbyer përsëri vendin e parë Milanit.

Vendësit bënë një sfidë në sulm në minutat e parë duke kërkuar me ngulm golin dhe e gjetën atë me Lautaro Martinez, por iu anulua nga VAR.

Megjithatë, rrjeta do të vinte nga Bastoni me një gjuajtje të shkëlqyer në kufijtë e zonës.

Por avantazhi do të zgjaste pak, pasi Imobile përfitoi nga gafa e prapavijës së Interit për të barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, Interi u shfaq më ngulmues duke zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe si rrjedhojë erdhi edhe goli i dytë.

Këtë herë ishte Skriniar i cili dërgoi sferën në rrjetë, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Interi më pas administroi gjithçka me mjeshtëri për të marrë pikët që i duheshin për t’u kthyer në vendin e parë në klasifikim dhe për të kaluar një kundërshtar të komplikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco