PSG ndalet në transfertën e Lyonit

PSG ndalet në transfertën e Lyonit

22:51, 09/01/2022

PSG nuk ia ka dalë të marrë tre pikët e plota nga transferta me Lyon.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais” u mbyll në barazimin 1-1.

Të dyja skuadrat shënuan nga një gol për pjesë, teksa në të parën ishin vendasit ata që realizuan me anë të Paqueta në minutën e shtatë.

Parisienët provuan vazhdimisht, por Mbappe i mungoi fati teksa në një moment goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës me anë të Kehrer në minutën 76, ndërsa në vazhdim të sfidës, miqtë provuan ta fitonin atë.

Por, sërish u konfirmua se nuk ishte mbrëmja më me fat për Mbappe, i cili edhe njëherë u ndal nga shtylla, këtë herë teksa ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi.

Kështu, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, teksa pas kësaj sfide, PSG mbetet në vendin e parë të klasifikimit me 47 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Lyon renditet në vendin e 11 me 25 pikë të grumbulluara pas 19 javësh të luajtura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco