Surprizë në Angli, Arsenali eliminohet në FA Cup nga skuadra e Championship

Surprizë në Angli, Arsenali eliminohet në FA Cup nga skuadra e Championship

21:06, 09/01/2022

Nuk ka shkuar sipas parashikimeve raundi i 32-tave në FA Cup për Arsenal.

“Topçinjtë” luanin në transfertë përballë Nottingham Forest, në një sfidë ku ata cilësoheshin si skuadra favorite për të kaluar më tej.

Megjithatë, Nottingham nuk u impresionua nga rivalët dhe në fushë treguan se ishin të barabartë me Arsenalin, teksa ia dolën ta skualifikonin skuadrën e Mikel Artetës falë rezultatit minimal 1-0.

Goli vendimtar i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë të sfidës, në minutën e 83-të falë realizimit të Grabban, i cili shfrytëzoi më së miri një top të rikuperuar nga të tijtë në mesfushë.

Në këtë formë, mbyllet shumë shpejt rrugëtimi i Arsenal në FA Cup, edhe pse për “The Gunners” ky është një nga kompeticionet e preferuara teksa kanë triumfuar në 14 raste, më shumë se çdokush tjetër.

Sakaq, Nottingham në turin e ardhshëm do të përballet me skuadrën e Leicester.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco