Ndeshje e ‘çmendur’ në ‘Olimpico’, Juventusi bën përmbysjen e jashtëzakonshme ndaj Romës

Ndeshje e ‘çmendur’ në ‘Olimpico’, Juventusi bën përmbysjen e jashtëzakonshme ndaj Romës

20:36, 09/01/2022

Roma-Juventus do të jetë një ndeshje e cila do të kujtohet gjatë për një spektakël të jashtëzakonshëm që përfundoi me suksesin 4-3 me përmbysje të bardhezinjve.

Në sfidën e luajtur në “Olimpico”, ishte ekipi i Mourinhos i cili e nisi më mirë duelin dhe nuk ishte rastësi që gjeti avantazhin me anë të Abraham.

Por pak minuta më vonë, Dybala shënoi një gol me një goditje të saktë në hyrje të zonës, duke vendosur baraspeshën në shifra. Juventusi më pas humbi lojtarin e saj më të rrezikshëm, Kiezën, i cili la fushën i dëmtuar dhe nga kjo përfitoi skuadra e Murinjos e cila në fillimin e pjesës së dytë gjeti rrjetën fillimisht me Mkhitarian e më pas shënoi edhe me goditjen e shkëlqyer të dënimit të Pelegrinit, për të çuar shifrat në 3-1.

Dukej gjithçka e mbaruar dhe Juventusi i dorëzuar, por një gol i Lokatelit pas asistit të Moratës në minutën e 70 i dha zemër bardhezinjve.

Ata u hodhën në sulm dhe brenda pak minutash gjetën barazimin me Kulusevskin, në një gol i cili fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, e më pas u kthye nga VAR.

Në minutën e 77 erdhi edhe goditja me De Shiljon, i cili në 7 minuta përmbysi shifrat nga 3-1 në 4-3 për torinezët.

Roma u hodh në sulm dhe kishte mundësinë të barazonte, pasi De Ligt shkaktoi penallti dhe la ekipin me 10 lojtarë.

Por Pelegrini u hipnotizua nga Shezni i cili priti penalltinë e tij e më pas skuadra bardhezi administroi minutat deri në fund për të marrë këto tre pikë shumë të rëndësishme sidomos për moralin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco