‘I shkëlqyer dhe i pakalueshëm’/ Spalletti ngre në ‘qiell’ Amir Rrahmanin

‘I shkëlqyer dhe i pakalueshëm’/ Spalletti ngre në ‘qiell’ Amir Rrahmanin

20:18, 09/01/2022

Napoli fitoi 1-0 ndaj Sampdorias falë golit të Andrea Petagna, ndërsa Amir Rrahmani e luajti të plotë takimin për ekipin e Luciano Spallettit.

Kapiteni i Kosovës është kthyer në një titullar fiks për Napolin, dhe sot zhvilloi një tjetër ndeshje shumë të mirë.

“Rrahmani dhe Juan Jesus ishin të shkëlqyer në qendër të mbrojtjes, ata luftuan kundër të gjithëve. Mos të harrojmë që po luajnë gjithmonë”, deklaroi trajneri Spalletti pas takimit me Sampdorian.

Edhe mediet italiane vlerësuan performancën e 27-vjeçarit nga Prishtina.

“Një tjetër paraqitje bindëse e sezonit të tij me Napolin. Gjithmonë preciz dhe vendimtar në ndërhyrjet e tij. Sulmuesit e Sampdorias kanë pak shanse për të bërë diçka në krahun e tij”.

Rrahmani ka zhvilluar 23 ndeshje deri tani me Napolin mes kampionatit dhe Europa League, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës në Serie A.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco