Nuk kishte ndodhur kurrë në Serie A, mbrojtësi i Empolit merr dy kartonë brenda 23 sekondave

Nuk kishte ndodhur kurrë në Serie A, mbrojtësi i Empolit merr dy kartonë brenda 23 sekondave

17:47, 09/01/2022

Mbrojtësi i Empolit, Matia Viti, regjistroi një rekord të ri në Serinë A.

Ai mori dy kartonë të verdhë në harkun e 23 sekondave.

Gabimi i Matia Vitit, i cili i kushtoi humbjen e rëndë skuadrës së tij Empolit, do të hyjë në historinë e Serisë A.

19-vjeçari bëri dy ndërhyrje ndaj kapitenit të Sasuolos, Dominiko Berardi, në vetëm 23 sekonda.

Gjyqtari italian, Manuel Volpi, i ndëshkoi të dyja këto ndërhyrje me nga një karton të verdhë.

Pas kësaj talenti i Empolit u detyrua të largohej nga fusha e lojës me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Ky është një nga rekordet më negativ në kampionatin italian dhe Viti do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij që sapo ka nisur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco