Ndërron jetë boksieri 26 vjeçar, 10 ditë pasi ra në koma pas nokautit

Ndërron jetë boksieri 26 vjeçar, 10 ditë pasi ra në koma pas nokautit

16:44, 09/01/2022

Një lajm tronditës vjen nga bota e boksit.

Boksieri rus, Arrest Sahakyan ka ndërruar jetë, 10 ditë pasi ra në koma nga një nokaut që pësoi gjatë një meçi.

Sahakyan ndërroi jetë pas meçit ndaj Igor Semernin, i cili e nokautoi dhe e la në gjendje koma. Ai nokaut doli të ishte fatal.

Boksieri armeno-rus qëndroi në koma për 10 ditë, para se të njoftohej për vdekjen e tij.

Gjatë karrierës së tij, boksieri zhvilloi 9 meçe duke fituar gjashtë nga to.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco