Serie A/ Empoli i Ismajlit dhe Bajramit merr një ‘shuplakë’ në shtëpi nga Sasuolo

Serie A/ Empoli i Ismajlit dhe Bajramit merr një ‘shuplakë’ në shtëpi nga Sasuolo

16:52, 09/01/2022

Sasuolo arriti të merrte tre pikë me shumë vlerë në transfertën e vështirë të Empolit, në shifrat 1-5.

Dyshja shqiptare Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami nuk arriti dot ta shmangte humbjen e Empolit dhe kështu duhet të mendojnë për sfidën e ardhshme.

Ylli i Empolit këtë sezon, mesfushori Bajrami, nuk mund të bënte dot gjë në këtë sfidë, me Sasuolon që dukeshin në një formë shumë të mirë.

Kartoni i kuq i Vitit në minutën e 62-të, i përkeqësoi gjërat për Empolin, duke i dhënë mundësinë skuadrës së drejtuar nga Dionisi t’i rrëmbejnë vendin e nëntë në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco