Belen, një lidhje me Lavezzin? 'Pocho' thyen heshtjen: Mos më çani...tr**in

Belen, një lidhje me Lavezzin? 'Pocho' thyen heshtjen: Mos më çani...tr**in

14:59, 09/01/2022

Ish sulmuesi i Napolit dhe PSG-së, Ezequiel "El Pocho" Lavezzi , dhe modelja bukuroshe Belen Rodriguez janë aluduar për një lidhje të fshehtë me njëri tjetrin.  Ishte vetë sulmuesi që mbylli këto aludime me një postim ku mohonte çdo gjë.

“Flirtim midis Belen Rodriguez dhe Ezequiel Lavezzi. Të dy ata janë së bashku në Uruguai” shkruanin portalet. Laveci nuk nguroi dhe i tërbuar ka shkruajtur: “Mos më çani tr**in. Jam i fejuar i lumtur” duke postuar dhe një nga portalet të cilat përhapën lajmin.

Lavezzi ndodhet në Punta del Este, në Uruguai me të fejuarën e tij, modelen Natalia Borges. Po në Uruguai ndodhet dhe Rodrigez e cila sapo i ka dhënë fund marrëdhënies me Antonio Spinalbes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco