PSG/ Publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar, Pochetino me 11 mungesa ndaj Lyon

PSG/ Publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar, Pochetino me 11 mungesa ndaj Lyon

14:10, 09/01/2022

Në kuadër të javës së 20-të të Ligue 1, Paris Saint-Germain, lideri i kampionatit francez, udhëton për në fushën e stadiumit Groupama për t'u përballur me Lyon (këtë të dielë në orën 20:45). Për këtë supersfidë, Mauricio Pochettino ka thirrur një grup prej 24 lojtarësh me prezencën e qartë të Kylian Mbappe.

I privuar nga shumë mungesa (Neymar, Di Maria, Draxler, Donnarumma, Gueye, Kurzawa, Rico, Diallo, Hakimi, Bernat), argjentinasi duhet të bëjë edhe pa Lionel Messin, i sapo rikuperuar nga Covid-i. Ndërsa i pranishëm në listë është edhe Sergio Ramos.

11 mungesa për një sfidë të rëndësishme por për një skuadër si PSG nuk janë shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco