Njeriu numër një i Mercedes: Hamilton ishte viktimë e racizmit në fëmijëri

Njeriu numër një i Mercedes: Hamilton ishte viktimë e racizmit në fëmijëri

12:02, 09/01/2022

Njeriu i parë i Mercedes, Toto Wolff thotë se një nga pilotët më të mirë në historinë e Formula 1, Lewis Hamilton, ishte shpesh viktimë e fyerjeve raciste në ditët e tij të para dhe se kjo e ka bërë atë një person dhe personalitet të fortë sot.

Ai zbuloi se si fëmijë, Hamilton kishte probleme të mëdha me prindërit e "fëmijëve të bardhë", të cilët i pengonin djemtë e tyre të shoqëroheshin me Hamilton për shkak të ngjyrës së lëkurës.

"Unë e di se fyerjet ishin veçanërisht të theksuara në garat e kartit dhe prindërit e 'fëmijëve të bardhë' i mbronin djemtë e tyre nga shoqërimi me Hamilton sepse ai kishte një ngjyrë të ndryshme lëkure. Këto gjëra, natyrisht, lanë gjurmë te Lewis," Wolf

Më tej thuhet se një qasje e tillë edhe pse e shqetësonte nga njëra anë, në fakt ia forcoi dëshirën për të treguar cilësi në timon.

"Për të gara është një mënyrë për të treguar cilësinë dhe personalitetin e tij. Tani ndikimi i faktorëve të jashtëm tek ai është shumë më i vogël, por uria dhe dëshira për të fituar janë ende të mëdha", shtoi njeriu i parë i Mercedes.

Piloti britanik humbi së fundmi titullin e tij të tetë kampion në xhiron e fundit të garës vendimtare dhe kujtojmë se për herë të parë në karrierën e tij holandezi Max Verstappen fitoi titullin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco