Mihajlovic: Asnjëherë nuk e kam kuptuar se pse Milani më shkarkoi

Mihajlovic: Asnjëherë nuk e kam kuptuar se pse Milani më shkarkoi

11:12, 09/01/2022

“Disa herë më kanë përzënë, herë të tjera kam qenë unë ai që kam ikur. Por gjithmonë kam arritur të bëj më mirë se paraardhësi im dhe se trajneri që më ka zëvendësuar më pas”.

Sinisa Mihajlovic flet hapur si gjithmonë dhe në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport” ka treguar edhe se nuk e ka kuptuar se përse është shkarkuar nga skuadra e Milanit kohë më parë.

“Nuk e kam kuptuar kurrë se përse drejtuesit e Milanit më shkarkuan: ishim në vendin e pestë ose të gjashtë dhe në finalen e Kupës së Italisë. Me atë skuadër, që mbante vetëm emrin e Milanit, nuk mund të bëhej më shumë.

Sezonin pasardhës ndryshuan 9 nga 11 lojtarë. Të vetmit që arritën të mbijetonin në formacion ishin Donnarumma dhe Romagnoli, dy lojtarë që u aktivizuan dhe u zbuluan nga unë”, ka thënë trajneri aktual i Bolognas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco