Në derbin e javës së 20-të të kampionatit spanjoll të futbollit, Real Madrid mposhti bindshëm 4-1 Valencian në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe një ditë pas ndeshjes po flitet sërish për një episod në Spanjë.
Domethënë, nga Valencia e kanë thënë shumë qartë dhe me zë të lartë në rrjetet sociale se çfarë mendojnë për fitoren e Realit dhe ndihmën që mbretërit patën nga arbitrat.
Grabitja në Madrid ka ndodhur sërish”, kanë shkruar ata në profilin zyrtar në Tëitter të skuadrës nga Mestalla, duke etiketuar serialin e famshëm “La Casa de Papel”.
Ky njoftim u pasua nga futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, i cili kishte një mesazh të qartë.
“Mos e thuaj shumë me zë të lartë sepse do të t’iu ndëshkojnë”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës.
Kujtojmë, Reali kaloi në avantazh në fund të pjesës së parë kur Benzema ktheu në gol një penallti të fituar nga Casemiro dhe më pas Vinicius i çoi shifrat në 3-0 me dy gola.
Në fund të ndeshjes, Guedes shkurtoi epërsinë në 3-1 përpara se Benzema të vuloste rezultatin përfundimtar me golin e dytë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: