Situata e komplikuar te Manchester United, Ronaldo takim me agjentin e tij

Situata e komplikuar te Manchester United, Ronaldo takim me agjentin e tij

09:51, 09/01/2022

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorgen Mendes thuhet se është në Angli për të diskutuar situatën e vështirë që po kalon klienti i tij në Manchester. Ronaldo ka shënuar 14 gola në 21 paraqitje që nga kthimi në Old Trafford verën e kaluar.

Performanca e tij në rënie, veçanërisht në shënimin e golave, ka qenë në qendër të vëmendjes. Pavarësisht transferimit në Angli, sulmuesi portugez nuk ka mundur ta çojë Manchester United drejt titullit në Premier League këtë sezon. Sipas The Sun, cituar nga Tribalfootball, Ronaldo është i shqetësuar se karriera te Manchester United do të përfundojë keq.

Duke parë situatën e klientit të tij, Mendes fluturoi në Angli për t'u ulur dhe diskutuar. Ata gjithashtu thuhet se po flasin për situatën në dhomën e zhveshjes së Djajve të Kuq, e cila nuk është e favorshme. Ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus është i frustruar me paraqitjet e fundit të ekipit.

Kapiteni i Kombëtares së Portugalisë gjithashtu nuk ishte i kënaqur me stilin e lojës të aplikuar nga trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick. Një burim thotë se Ronaldo është shumë i shqetësuar për atë që po ndodh te United. Skuadra mori shumë kritika dhe Ronaldo e kuptoi se shumë njerëz e shihnin atë si një lider.

“Ka mjaft probleme dhe Cristiano po ndjen presion dhe është shumë i dëshpëruar për këtë situatë”, tha burimi.

Ronaldo dëshiron që eksperienca e dytë te Manchester United të përfundojë me sukses. Por ai ka filluar të kuptojë se fitimi i trofeve me ekipin në një situatë të keqe do të jetë shumë i vështirë. Ai duhej të luftonte fort për të.

"Jorge erdhi për ta parë dhe ata kaluan kohë duke biseduar, çfarë mendonin për problemin, si mund të zgjidheshin dhe cila ishte zgjidhja. Asgjë nuk ishte e përjashtuar," shpjegoi burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco