Serie A rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 21 të sezonit 2021/22.
Gjigandi italian AC Milan do të synojë me çdo kusht fitoren sot në ndeshjen kundër Venezias, që të mbaj hapin drejt titullit me liderin e tabelës Interin.
Ndërkaq, me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Romës dhe asaj të Massimiliano Allegrit, respektivisht Juventusit.
Programin e sotëm e spikat super derbi mes kampionit aktual italian Interit dhe skuadrës së Lazios, përballje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në “Giuseppe Meazza”.
Takimet e Sotme në Serie A:
12:30 Venezia – AC Milan
14:30 Empoli – Sassuolo
16:30 Napoli – Sampdoria
18:30 AS Roma – Juventus
18:30 Genoa – Spezia
20:45 Inter – Lazio
20:45 Verona – Salernitana
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: