Real Madrid/ Karim Benzema në histori, shënon golin e 300-të për Real Madrid

Real Madrid/ Karim Benzema në histori, shënon golin e 300-të për Real Madrid

22:31, 08/01/2022

Karim Benzema shënoi golin e 300-të me fanellën e Real Madridit në ndeshjen kundër Valencias. Teksa mesfushori brazilian Casemiro fitoi një penallti pak para përfundimit të pjesës së parë, francezi e dërgon me qetësi topin në këndin e sipërm të Jasper Cillessen.

I transferuar në Madrid në vitin 2009 nga Lyon, Karim Benzema po zhvillon një sezon fantastik (goli i 16-të në kampionat, 7 asiste), teksa shënon emrin në legjendat e “Los Blancos”. Ai është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e klubit, pas Cristiano Ronaldo (450), Raul (323) dhe Alfredo Di Stefanos (308).

Kujtojmë që Real Madrid po fiton 3-0 ndaj Valencias.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco