VIDEO/ Coulibaly rrëzohet dhe dridhet në fushë, mjekët arritën ta rikthejnë në jetë

VIDEO/ Coulibaly rrëzohet dhe dridhet në fushë, mjekët arritën ta rikthejnë në jetë

09:18, 09/01/2022

Në ndeshjen e kampionatit të Katarit mes Al-Rayyan dhe Al-Wakrah, lojtari i ekipit mik Ousmane Coulibaly u shtri në fushë, pas së cilës ekipi mjekësor iu desh ta kthenin në jetë. Fatmirësisht lojtari në fjalë ka shpëtuar dhe aktualisht është në gjendje të qëndrueshme.

Në fund të pjesës së parë, futbollisti nga Mali u rrëzua në zonën e skuadrës së tij dhe skenat teksa ai dridhej ishin të tmerrshme. Atij i erdhën menjëherë në ndihmë lojtarët e tronditur nga të dyja skuadrat dhe ekipi mjekësor ka reaguar dhe është dashur ta rikthejnë në jetë.

Pak minuta më vonë në stadiumin e Dohas ka mbërritur një ambulancë dhe lojtarët e të dyja skuadrave kanë parë me mosbesim se çfarë po ndodhte, ndërsa mbrojtësi u transportua në spital.

 

 

Megjithatë, klubi i tij Al-Wakraha njoftoi se Coulibaly për fat të mirë ishte në gjendje të qëndrueshme dhe u mbajt në spital për shkak të analizave shtesë.

Ndryshe, ndeshja nuk ka vazhduar dhe është ndërprerë pas pjesës së parë me vendasit që kanë kaluar me rezultatin 1-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Mondi12/01/2022 09:19

Me siguri pasojat anesore te nje "vaksine qe shpeton jete" sic thote ky kryekrimineli Rama. . Nuk eshte i pari dhe as i vetmi. Perse kaq shume djem te ri futbolliste cilesore po shfaqin kaq shume probleme shendetesore (me zemren) pas vaksinimit masiv te sportistve ? Perse nuk ndodhi kjo dukuri para 4 apo 5 vjetesh ? Ka pasur raste qe pane perfunduar edhe ne menyre tragjike. Per nje person i ri plotesisht i shendetshem dhe ASPAK I RREZIKUAR nga covid duhet te vaksinohet ? Edhe pse vaksinohet ai gjithsesi eshte transmetues i virusit. DIKTATURA SANITARE PO MERR DHJETERA MIJERA JETE NJEREZISH ME ANE TE VAKSINIMIT DHE PO SHKATERRON MILIONA JETE NJEREZISH ME ANE TE KUFIZIMIT TE AKTIVITETIT EKONOMIK.

Shto koment

Denonco