FOTO/ Bëhen lëmsh te Bayern, talenti luan me fanellën me mbiemër të gabuar

FOTO/ Bëhen lëmsh te Bayern, talenti luan me fanellën me mbiemër të gabuar

20:06, 08/01/2022

Në humbjen 2-1 të Bayernit në shtëpi ndaj Borussia M'Gladbach ndodhi një gabimi i pazakontë me fanellat.

Kështu, i riu Jamal Musiala e luajti komplet pjesën e dytë me një fanellë krejtësisht të gabuar.

Vërtetë, numri 42 ishte i saktë dhe Musiala e mban normalisht te Bayern, por në vend të emrit shkruante "Tolisso". Francezi mban numrin 24 dhe me siguri numrat janë të kundërta për këtë arsye është bërë gabimi.

Për t'i bërë gjërat më interesante, Musiala luajti me fanellën me emrin e tij në pjesën e parë, por ndërroi fanellën në përfundim të pjesës së parë, duke marrë atë me mbishkrimin e gabuar.

Bayern do të luajë kundër Koln në raundin tjetër dhe aktualisht ka nëntë pikë më shumë në tabelë se Borussia Dortmund e vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco