Bundesliga/ Leipzig mund thellë Mainz, Bayer Leverkusen ndalet nga Union Berlin

Bundesliga/ Leipzig mund thellë Mainz, Bayer Leverkusen ndalet nga Union Berlin

19:16, 08/01/2022

Janë luajtur pesë ndeshje të javës së 18-të në Bundesligën gjermane. Bayer Leverkusen dhe Union Berlin u ndalën në barazim 2-2, ndërsa Leipzig u rikthye tek fitorja. “Aspirinat” nuk ia dolën të merrnin pikët e plota në ndeshjen e luajtur në “BayArena”, duke e nisur vitin 2022 me një pikë.

Patrik Schick kaloi vendasit në avantazh (38’), por ekipi kryeqytetas barazoi shumë shpejt me anë të Grischa Promel (45’). Ky i fundit realizoi një tjetër gol në minutën e 50-të, duke kaluar Unionin në avantazh.

Ekipi vendas intensifikoi sulmet drejt portës kundërshtare dhe evitoi humbjen falë golit me kokë të Jonathan Tah gjashtë minuta nga fundi. Leverkusen mbetet në vend të pestë me 29 pikë, një më shumë se Union Berlin. Leipzigu fitoi 4-1 në fushën e vet kundër Mainz, duke u rikthyer te suksesi pas dy ndeshjeve pa pikë të plota. Miqtë mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 20-të pas daljes me të kuq të Hack.

Penallti për Leipzig dhe ekzekutim i saktë i Andre Silvës, ndërkohë që nënkampionët e Gjermanisë realizuan në pjesën e dytë edhe tre gola të tjerë me anë të Dominik Szoboszlai dhe Christopher Nkunku, teksa portugezi Andre Silva kompletoi dygolëshin e tij.

Leipzig renditet në vend të tetë, dhe tani ndodhet pesë pikë larg zonës Champions League. Në takimet e tjera, Hoffenheim fitoi 3-1 ndaj Augsburg, ndërsa përfunduan në barazim përballjet Freiburg-Arminia Bielefeld (2-2) dhe Greuther Furth-Stuttgart.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco