FA CUP/ Leicester kualifikohet në 1/16-tat, skuadra e kategorisë së 6-të shkruan historinë me një shqiptar në fushë

FA CUP/ Leicester kualifikohet në 1/16-tat, skuadra e kategorisë së 6-të shkruan historinë me një shqiptar në fushë

18:44, 08/01/2022

Leicester City arriti të kualifikohej në 1/16-tat e FA Cup pasi mundi me rezultatin e thellë 4-1 Watfordin që tashmë drejtohet nga trajneri që bëri historinë me dhelprat në 2016-ën, Claudio Ranieri.Golat për skuadrën e Brendan Rodgers u shënuan nga Tielemans, Maddison, Barnes dhe Albrighton.

 Surprizën e ditës në FA Cup e bëri Neëcastle United që u eliminua nga skuadra e kategorisë së 3-të Cambridge United që arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 brenda në St James Park.

Avancuan më tej Crystal Palace, Brentford dhe Fulham ndërkohë që surprizoi jo pak Kidderminster. Për herë të parë një skuadër e kategorisë së 6-të preku raundin e 1/16 të FA CUP, pasi Kidderminster me një shqiptar në fushë, mbrojtësin Geraldo Bajrami mposhti 2-1 me përmbysje Reading duke bërë historinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco