Merren masat e reja, Lega ulë numrin e spektatorëve në Serie-A

Merren masat e reja, Lega ulë numrin e spektatorëve në Serie-A

18:09, 08/01/2022

Asambleja e Lega-s, e mbledhur me urgjencë për t’i bërë ballë emergjencës Covid, ka vendosur që për ndeshjet që do të luhen më 16 dhe 23 janar, maksimumi 5 mijë persona do të mund t’i ndjekin ndeshjet në stadium.

Për ndeshjet e 9 janarit, ashtu si për Superkupën e Italisë mes Inter dhe Juventus, kapaciteti i stadiumeve do të mbetet i reduktuar në 50%.

Kjo ka qenë përgjigja e drejtuesve të futbollit italian pas ftesës së kryeministrit Mario Draghi për të marrë masa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco