Kaosi me pagat te Barcelona, Pique mohon shifrat e publikuara

Kaosi me pagat te Barcelona, Pique mohon shifrat e publikuara

17:14, 08/01/2022

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka publikuar në profilin e tij në Tëitter listën e pagave, pra shifrën që ka fituar në Barcelonë në gjysmë viti si kundërpërgjigje ndaj provokimeve të ashpra të televizionit TV3 në emisionin Onze.

Saktësisht, televizioni i përmendur ka kritikuar Piquen, si dhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba, se përkundër uljes së pagave, ata kanë fituar të ardhura të mëdha vjetore nga klubi për llogari të besnikërisë së dukshme.

Thuhet se Pique ka përfituar 28 milionë euro në vit pas uljes së pagës. Historia shkoi aq larg sa vetë Pique u desh të postonte në profilin e tij zyrtar dhe bëri të ditur se paga e tij gjashtëmujore ishte 2,328,884.39 euro, ose pak më shumë se 4.65 milionë euro në vit. Kjo është një shumë që është gjashtë herë më e vogël se ajo e publikuar nga televizioni i përmendur.

"Djem si ky gazetar përdorin televizionin publik për të dezinformuar publikun. Ja gjysma e rrogës sime të vitit të kaluar që e mora më 30 dhjetor. Respektojeni veten pak më shumë...", tha Pique.

Gjithashtu, nga kjo televizion kanë bërë të ditur se Busquets merr 23 milionë euro në sezon pas uljes së pagës dhe Alba dhe Umititi nga 20 milionë. Është e qartë se pasi Pique publikoi të dhënat, të gjitha pretendimet e tyre bien poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco