Zyrtare/ Kontratë 4 vjeçare, Insigne zgjedh milionat kanadez

Zyrtare/ Kontratë 4 vjeçare, Insigne zgjedh milionat kanadez

16:29, 08/01/2022

Ishte në ajër, por tani është zyrtare. Lorenzo Insigne është lojtari më i ri i Torontos.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi kanadez përmes një deklarate për shtyp, ku bëhet e ditur se kanë firmosur me sulmuesin italian, i cili do të kalojë në MSL në fund të këtij sezoni. Insigne ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare duke filluar nga 1 korriku 2022.

Një lamtumirë e dhimbshme por që prej disa javësh dukej e pashmangshme duke qenë se De Laurentis nuk kishte shkuar përtej ofertës prej 3.5 milionë euro plus një bonus rinovimi, ndërkoh që kanadezët janë gati t’i ofrojnë 11.5 milionë euro në sezon plus 4.5 bonuse në bazë të performancës individuale.

Për kapitenin e Napolit nuk munguan elozhe nga presidenti i ekipit kanadez. “Kjo është një ditë historike dhe emocionuese për klubin tonë. Lorenco është një sulmues i klasit botëror. Ai është kampion Europe me Italinë dhe ka luajtur në skenat më të mëdha të futbollit me Napolin” u shpreh presidenti i Torontos, Bill Mening.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco