U tha se ishte infektuar më 16 dhjetor, si doli bllof tenisti serb

U tha se ishte infektuar më 16 dhjetor, si doli bllof tenisti serb

14:10, 08/01/2022

Pritet një fundjavë shumë e tensionuar rreth çështjes që ka lindur me prezencën e tenistin serb Novak Djokovic në Australi për pjesmarrjen e tij në në Australian Open, pasi avokatët e tij kanë gati një ankim prej 35 faqesh kundër qeverisë australiane .

Sipas asaj që ekipi ligjor po përgatitet të dëshmojë, Djokovic u diagnostikua me koronavirus më 16 dhjetor dhe deri më 30 të të njëjtit muaj ai pa simptomat të zvogëloheshin, megjithatë ajo që ai bëri në ato ditë është me interes të veçantë.

Në bazë të materialit që ka postuar në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale , ai është shpërblyer nga Shërbimi Postar Kombëtar i Serbisë, i cili e ka vendosur figurën e tij në një pullë postare dhe i ka akorduar një pllakë nderi në një ngjarje përkatëse.

Postimet në llogaritë e tij janë bërë më 17/12 , një ditë pas ngjarjes (e enjte 16/12) e cila ndodhi në të njëjtën ditë në të cilën - siç pretendojnë avokatët e tij - ai u zbulua pozitiv me koronavirus me testin PCR.  

Por jo vetëm kaq por gjatë ceremonisë nuk shihet se është zbatuar asnjë masë anti-covid, duke nisur që nga distanca dhe deri tek shtërngimi i duarve.

Kujtojmë që tenisti serb Novak Gjokoviç po mbahet për të tretën ditë të shtunën në paraburgimin e emigracionit australian, pasi i ishte anuluar viza kur mbërriti në vend të mërkurën.

Atleti pretendoi se kishte marrë një përjashtim nga vaksinimi kundër COVID përpara se të fluturonte për në Australi.

Por Forcat Kufitare Australiane e ndaluan hyrjen e tij, duke thënë se ai "dështoi të sigurojë provat e duhura për të përmbushur kërkesat e hyrjes".

Si rezultat, Gjokoviç është ndaluar në Hotelin Park të Melburnit, i njohur gjithashtu si Vendi Alternativ i Paraburgimit (APOD) për refugjatët dhe azilkërkuesit që u bë i njohur si një pikë e nxehtë për infeksionet COVID-19 në mesin e banorëve të tij prej kohësh .

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

liu08/01/2022 19:20

Pse duhet ta boj vaksinen kur as nuk osht i semur dhe po shkon te luj neshje. po te ishte i semur nuk do shkonte. ca ka ktu per tju bo qefi juve bythshklymeve "patriote" te syrit

Lumturi Kellezi Dona08/01/2022 16:11

Gjokovic nuk ka bere asnji vaksine,prandaj nuk lejohet te luaj,masterin e Australis .

Shto koment

Denonco