Pioli: Kemi dy ndeshje të vështira, duhet të japim maksimumin tonë

Pioli: Kemi dy ndeshje të vështira, duhet të japim maksimumin tonë

13:46, 08/01/2022

Në konferencën për shtyp, trajneri Stefano Pioli i ka konsiderur dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës të tij ndaj Venezias dhe Genoas të vështira dhe të rëndësishme, teksa ka kërkuar nga djemtë e tij të bëjnë maksimunim, ndërsa një fitore ditën e nesërme do të rriste presionin ndaj skuadrës së Simone Inzaghit, teksa nuk kaloi pa komentuar edhe fitoren kundër Romës me shifrat 3-1.

“Jam i lumtur me fitoren ndaj Romës. Ishte një lojë e vështirë, veçanërisht mendërisht sepse fizikisht e menaxhuam mirë. Kur fitojmë, gjithmonë vrapojmë më pak se kundërshtarët tanë”, theksoi fillimisht Pioli.

Dy ndeshjet e ardhshme janë shumë të vështira dhe të komplikuara. Ne duhet të punojmë shumë dhe të japim maksimumin për të fituar këto dy ndeshje. Duhet të shikojmë vetëm punën tonë dhe se çfarë bëjnë kundërshtarët tanë nuk është puna jonë”, shprehet tekniku i Rossonerëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco