Rey Manaj kalon COVID-in, nis stërvitjen me Spezian

Rey Manaj kalon COVID-in, nis stërvitjen me Spezian

20:17, 07/01/2022

Rey Manaj fiton betejën me COVID-19 dhe kthehet në dispozicion të trajnerit Thiago Motta te Spezia.

Sulmuesi shqiptar, i cili po kalonte një moment shumë të mirë forme kur u infektua me koronavirus, ka rezultuar negativ në tamponin që ka kryer së fundmi duke iu bashkuar skuadrës në stërvitje.

Rey Manaj është aktivizuar në total në 13 takime me Spezian në këtë sezon duke shënuar vetëm një gol atë ndaj Sassuolos në barazimin 2-2.

Manaj mungoi në takimin e parë të vitit 2021 ndaj Hellas Veronës, por do të rikthehet në fushë që këtë fundjavë për derbin e Ligurias ndaj Genoas.

Veç sulmuesit shqiptar te Spezia kanë lënë pas Covid-19 edhe Kovalenko, Hristov e Nzola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco