Qendra Ndërkombëtare e Studimit për Sportin, e njohur ndryshe dhe si CIES, ka bërë një algoritëm për sa i përket lojtarëve me vlerën më të lartë në merkato.
Surprizat duken që me kryesuesin e kësaj liste, i cili është sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Jr.
Vlera e brazilianit shkon deri në 166 milionë euro dhe ndiqet nga 21-vjeçari i Manchester Cityt, Phil Foden, me një vlerë prej 152 milionë.
Podiumi mbyllet me sulmuesin norvegjez të Dortmund, Erling Haland, i cili ka një vlerë prej 142 milionë eurosh.
Gianluigi Donnaruma është portieri më i vlerësuar në këtë listë. Italiani vlerësohet nga CIES me 82 milion euro.
Mbrojtësi dhe mesfushori më i vlerësuar, vijnë nga Bundesliga, me Alfonso Davis dhe Florian Virtz që kryesojnë në këto kategori.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: