Jo vetëm Trippier, Newcastle gjatë orëve të ardhshme pritet të bëjë edhe dy goditje tjera të mëdha

Jo vetëm Trippier, Newcastle gjatë orëve të ardhshme pritet të bëjë edhe dy goditje tjera të mëdha

15:59, 07/01/2022

Newcastle United ka kompletuar gjatë ditës së sotme transferimin e parë në epokën e ‘arabëve’.

Kieran Trippier ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me ‘Laraskat’ që e transferuan mbrojtësin anglez për 15 milionë euro nga Atletico Madrid.

Por gjatë orëve të ardhshme dy goditje të tjera pritet të zyrtarizohen nga skuadra e njohur angleze.

Sulmuesi belg i Liverpoolit, Divock Origi ka pranuar transferimin në "St James Park" dhe tani dy klubet po diskutojnë për detajet e marrëveshjes.

Edhe sa i përket mbrojtësit holandez të Lille ka përparime në negociata, pasi Newcastle ka rritur ofertën si në drejtim të lojtarit ashtu edhe në drejtim të klubit francez.

Mediat e ndryshme në Ishull po raportojnë se dyshja Origi-Botman pritet të jenë dy goditjet tjera nga Newcastle në 48 orët e ardhshme.Përveç këtyre lojtarëve bardhezinjtë synojnë edhe afrimin e Ousmane Dembeles dhe Aaron Ramseyt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco