Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Aubameyang i ndëshkuar nga Arsenal nuk mësoi asgjë, shkoi në një festë dhe u infektua me koronavirus

VIDEO/ Aubameyang i ndëshkuar nga Arsenal nuk mësoi asgjë, shkoi në një festë dhe u infektua me koronavirus

12:16, 07/01/2022

Lojtarët e kombëtares së Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mario Lemina rezultuan pozitiv me koronavirus vetëm disa ditë pasi kaluan kohë së bashku në Dubai dhe nuk do të luajnë ndeshjen e parë të kombëtares së tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Edhe pse së fundi e humbi shiritin e kapitenit te Arsenali, Aubameyang është emëruar kapiten i kombëtares së Gabonit, por me siguri do të sulmohet nga tifozët vendas sepse ai dhe shoku i tij i kombëtares Mario Lemin janë filmuar në Dubai duke festuar, ku ai ndoshta edhe është infektuar me koronavirus.

Gaboni do të luajë ndeshjen e parë në Kupën e Kombeve të Afrikës më 10 janar kundër Komoros, e më pas do të vijnë duelet kundër Ganës dhe Marokut.

Aubameyang dhe Lemina rezultuan pozitiv me koronavirus pasi zbarkuan në Kamerun dhe mediat lokale pretendojnë se ai e mori infeksionin në Dubai dhe se gabimet tek Arsenali padyshim nuk ia hapën sytë dhe se ai "nuk mësoi asgjë".

Kujtojmë se Aubameyang së fundmi iu hoq shiriti i kapitenit nga menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe u përjashtua nga skuadra për shkak se ka shkelur disiplinën e klubit, pra është larguar nga vendi pa leje dhe ka shkuar për të bërë një tatuazh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco