FOTO që po bën xhiron në rrjetet sociale, ylli i ri i Milanit kthehet në shtëpi me tramvaj

FOTO që po bën xhiron në rrjetet sociale, ylli i ri i Milanit kthehet në shtëpi me tramvaj

10:57, 07/01/2022

Portieri i ri Milanit, Lapo Nava ishte sot në pankinë kundër Romës dhe u kthye në shtëpi me tramvaj, si një tifoz i zakonshëm.

Ishte një ditë për t’u mbajtur mend për 17-vjeçarin, i cili ende nuk e ka bërë debutimin e tij si profesionist!

Milani ka Ciprian Tatarusanun jashtë fushës me COVID dhe portierin e tretë Alessandro Plizzari të lënduar, kështu që Pioli përfshiu Nava në skuadër për ndeshjen e sotme kundër Romës.

Gazetari Nicolo Schira ka postuar një foto të Nava-s teksa po kthehej në shtëpi pas ndeshjes.

Ishte hera e parë që Nava iu bashkua skuadrës së rritur të kuqezinjve. 17-vjeçari kapi tramvajin nga San Siro, duke u kthyer në shtëpi si një tifoz i zakonshëm.

Babai i Nava-s, Stefano, është një ish-Milan qe ka luajtur 70 ndeshje në Serie A.

Ai fitoi një Champions League dhe dy tituj me kuqezinjtë.

“Befana për t’u kujtuar për Lapo Nava: stoli i parë në Serie A për portierin e datelindjes 2004 të ACMilan (ende nuk ka kontrate profesioniste).

Djali i artit (babai i tij Stefano krenohet me 70 paraqitje në Serinë A), ai u kthye në shtëpi në fund të ndeshjes me tramvaj si çdo tifoz. Thjeshtësia. Nje histori e bukur…

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco