U vërshëllye për 90 minuta, Mourinho provokon me deklaratën: Jam dy herë më i lumtur që i kam refuzuar

U vërshëllye për 90 minuta, Mourinho provokon me deklaratën: Jam dy herë më i lumtur që i kam refuzuar

10:29, 07/01/2022

 

Eksperti portugez i futbollit Jose Mourinho thotë se është dy herë më i lumtur sot që ka refuzuar ofertën e Milanit tre vjet më parë dhe këtë e ka deklaruar pas humbjes së Romës në “San Siro” me rezultatin 3-1.

Mourinho pranoi se tre vjet më parë kishte marrë një ofertë nga Milani që e kishte menduar prej tre ditësh, por që sot është shumë i lumtur që në fund e hodhi poshtë mundësinë dhe se në prill të këtij viti pranoi të vinte te Roma dhe të kthehej në Itali pas dhjetë vjetësh.

Edhe pse skuadra e tij humbi 3-1, Mourinho bëri të pamundurën që të paktën të bënte interesante konferencën për shtyp dhe deklarata duket se ka tentuar të provokojë vendasit dhe tifozët e saj.

“Më ofruan një punë para tre vitesh, sinqerisht e kam menduar tre ditë dhe jam shumë i lumtur që e refuzova atë ofertë. Jam profesionist, por kam ende emocione dhe ajo që mund të them me siguri është se e dua Romën dhe do të jap gjithçka për këtë klub”, tha Mourinho dhe shtoi për fyerjet e tifozëve të Milanit:

 

“Duke parë atë që ndodhi, që ishin vërshëllima dhe fyerje ndaj mej,  jam dy herë më i lumtur për vendimin tim sesa tre vjet më parë”.

Mourinho kaloi dy sezone si trajner i Interit dhe gjatë asaj kohe fitoi pesë trofe, duke përfshirë Tripletën e pamposhtur në sezonin 2009-2010 kur pushtoi Italinë dhe Evropën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco