Rasti Djokoviç/ ‘Poshtërimi’ serb dhe njeriu që beson te magjia e 'piramidave boshnjake'

Rasti Djokoviç/ ‘Poshtërimi’ serb dhe njeriu që beson te magjia e 'piramidave boshnjake'

19:47, 06/01/2022

Nëse u hedh një sy medieve ndërkombëtare, do shohësh se lajmi kryesor është ndalimi në Australi i tenistit serb, Novak Djokovic.

E shpjeguar me pak fjalë: Djokovic duhej të merrte pjesë në turneun ‘Australian Open’, por i duhet certifikata e vaksinimit për të hyrë në këtë vend.

Meqë Djokovic është kundërshtar i vaksinimit, dy shoqata tenisi në Australi kanë lëshuar një dokument që i mundëson hyrjen në vend pa bërë vaksinën, duke e quajtur këtë një rast të veçantë mjekësor.

Por policia kufitare e ka ndaluar, duke theksuar se ai nuk ka ofruar provat e mjaftueshme për të shmangur vaksinimin. Për momentin, Djokovic është vendosur në një qendër azilantësh në pritje të vendimit gjyqësor ditën e hënë.

Politikanët më të lartë në Australi thonë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, sado i pasur apo i famshëm të jetë.

Vendimi për Djokovic ka sjellë protesta në Australi, por edhe në vendlindjen e tij, në Serbi.

Protestat në Beograd po i udhëheq babai i tenistit, Sjrdan Djokoviç, i cili nuk e ka lënë mënjanë kompleksin serb. Ai tha se familja e tij është viktimë e një axhende politike, e cila ka për qëllim të shkelë me këmbë serbët. Sipas tij, e gjithë Serbia është pas Djokovic.

“Po e mbajnë peng. Po e shkelin me këmbë që të shkelin me këmbë të gjithë Serbinë dhe popullin serb. Kryeministri australian dhe të ngjashmit e tij po guxojnë të sulmojnë Novakun që të gjunjëzojnë Serbinë,” tha ai.

Vetë Djokovic është një personazh i krisur, shkruan gazeta e madhe britanike, Daily Mail.

Ai ishte ndër të parët që deklaroi se është kundër vaksinimit për koronavirusin. Kurse e shoqja, Jelena, postoi një mesazh në prill të vitit 2020, ku thuhej se rrjeti 5G shkakton koronavirusin.

Në vitin 2016. Novak nisi të punonte ne spanjollin Pepe Imaz, që beson te meditimi dhe fuqia e përqafimit të pemëve.

Kur Djokovic pati probleme me bërrylin, ai nuk zgjodhi operacionin, por tentoi kurat holistike. Më vonë ai tregoi se kishte qarë për tre ditë me radhë pasi kishte dështuar ta zgjidhte çeshtjen me mjekësinë natyrore.

Më pas nisi të besonte te dhomat hiperbarike, ku trupi ekspozohet para oksigjenit të pastër me një presion shumë më të madh se ai normal.

Në një pikë ai madje promovoi idenë se fuqia e mendimeve pozitive mund të pastrojë ujërat e ndotura deri sa mund të kthehen në ujë të pijshëm.

Në kërkim të spiritualizmit ai viziton vazhdimisht ato që njihen si piramidat e Bosnjes, të cilat mendohet se të japin fuqi mistike.

Gazeta Daily Mail shkruan se ato janë thjesht kodra me majë, por një arkeolog lokal pretendon se janë piramida njerëzore, një ide e rrëzuar si mashtrim i plotë nga ekspertët.

Megjithatë do duhej të vinte pandemia që të dilnin më shumë në pah këto besime të Djokoviç. Duke mos besuar te vaksina dhe te sëmundja, ai nisi një tur festash nëpër Ballkan. Në një prej festave u prek bashkë me të shoqen nga virusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco