Më 17 janar, në Zyrih të Zvicrës do të zhvillohet ceremonia e “FIFA Football Awards”, ku do të shpallen më të mirët e vitit që lamë pas në futboll.
Sot, qeveria e futbollit evropian ka zbuluar kandidaturat për trajnerin më të mirë në fushë për meshkuj dhe femra.
Kështu, për meshkuj, për këtë trofe individual do të rivalizojnë Pep Guardiola, kampion i Premier League-s me Manchester City-n, Roberto Mancini, kampion Europe me Italinë, dhe Thomas Thuchel fitues i Championsit me Chelsea-n.
Kandidaturat për futbollin e meshkujve:
Pep Guardiola (Spanjë / Manchester City FC)
Roberto Mancini (Itali / Kombëtarja Italiane)
Thomas Tuchel (Gjermani / Chelsea FC)
Kandidaturat për futbollin e femrave:
Lluís Cortés (Spanjë / FC Barcelona)
Emma Hayes (Angli / Chelsea FC)
Sarina Wiegman (Holandë / Kombëtarja Holandeze / Kombëtarja Angleze)
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: