Pëlqehet nga Jurgen Klopp, Liverpooli ofron shifrën e ‘çmendur’ për sulmuesin e Portos

Pëlqehet nga Jurgen Klopp, Liverpooli ofron shifrën e ‘çmendur’ për sulmuesin e Portos

16:17, 06/01/2022

Klubi i Liverpoolit është gati të afrojë sulmuesin e Portos, Luis Diaz.

Kolumbiani shihet si zëvendësuesi i duhur i dyshes Salah-Mane, të cilët do të largohen këtë muaj për Kupën e Kombeve në Afrikë.

Diaz është pëlqyer shumë nga Jurgen Klopp në sfidat që ai zhvilloi kundër Liverpoolit në grupet e Champions League këtë sezon.

Sipas “SunSport”, gjermani ka në mëndje të ofrojë 60 milionë paundë për kolumbianin, që ka bërë mirë me Porton këtë sezon.

Interesi i Klopp për 24-vjeçarin ka qenë i madh dhe tekniku do të donte ta afronte atë në merkaton e verës. Por mungesa e dyshes së sulmit ka bërë Liverpooli të hidhet menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e Diaz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco