Havertz pësoi një dëmtim të tmerrshëm në gisht pas golit, por vazhdoi të luante deri në pjesën e parë

Havertz pësoi një dëmtim të tmerrshëm në gisht pas golit, por vazhdoi të luante deri në pjesën e parë

14:01, 06/01/2022

Futbollistët e Chelseat mundën 2-0 Tottenhamin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës dhe golin e parë për blutë e shënoi Kai Havertz, i cili në atë aksion pësoi një dëmtim të rëndë në gisht.

Po luhej minuta e pestë kur Marcos Alonso asistoi për Kai Havertz-it, i cili doli përballë Hugo Lloris dhe shënoi golin e epërsisë për blutë 1-0.

Mirëpo, në atë aksion që përfundoi me gol, futbollisti gjerman u rrëzua në tokë dhe zuri gishtin keq. Lojtarët e Chelseat festuan golin, por u kuptua menjëherë se Havertz nuk ia doli shumë mirë kur shënoi.

Pavarësisht dhimbjes, ish-lojtari i Bayer Leverkusenit vazhdoi të luante pasi mjekët e Chelseat ia cuan gishtin në vend, por gjithsesi u largua nga loja në fund të pjesës së parë.

Chelsea në fund fitoi 2-0 dhe ka një avantazh shumë të pastër përpara ndeshjes së kthimit në stadiumin Tottenham Hotspur që luhet më 12 janar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco