Presidenti i Salernitanës kërkon shtyrjen e kampionatit të Serie A

Presidenti i Salernitanës kërkon shtyrjen e kampionatit të Serie A

12:23, 06/01/2022

Presidenti i Salernitanas, Danilo Iervolino, nuk e shikon të arsyeshme vazhdimin e ndeshjeve të kampionatit të Seria A, shkak është bërë mundësia e përhapjes së Covid-19.

“Mendoj se është e arsyeshme që Lega Serie A të marrë masat e duhura dhe në fund të pezullojë ndeshjet e ardhshme të kampionatit, sepse zhvillimi i rregullt i tij, për fat të keq mund të komprometohet nga rastet e shumta me infektime që ka secili klub”, ka thënë Danilo Iervolino, pronari i ri i Salernitanas.

Numri i lartë i infektimeve në javët e fundit është shqetësues dhe mund të ndikojë në përhapjen e pandemisë. Në këtë situatë epidemiologjike do të ishte e drejtë që të gjithë të ndihmonin në frenimin e përhapjes së virusit.

Nuk mund të lihet mënjanë bota e sportit, që ka detyrimin që të ruajë shëndetin e të gjithë aktorëve të saj dhe tifozëve”, ka përfunduar numri një i klubit të Salernitanës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco