Fiorentina fiton ‘betejën’, firmos me Piatek

Fiorentina fiton ‘betejën’, firmos me Piatek

11:11, 06/01/2022

Fiorentina, pas Ikone, në merkaton e dimrit është gati të mirëpresë edhe ish-sulmuesin e Milanit, Piatek. Në orët në vijim, qendërsulmuesi i Hertha Berlin duhet të zbarkojë në Firence si përforcimi i ri për trajnerin Italiano dhe t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përpara se të nënshkruajë kontratën.

 

Huazim pa pagesë, me të drejtë blerjeje për rreth 16 milionë euro, këto janë detajet kryesore të operacionit. Klubi vjollcë ishte në kërkim të një zëvendësuesi të Vlahovic, i destinuar për t’u larguar, dhe e identifikoi atë te ish-sulmuesi i Milanit, i cili gjithashtu përfundoi në “radarët” e Genoa dhe Torino, por në fund vendosi të pranojë projektin e Fiorentinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco