Allegri bllokon transferimin e Moratas te Barcelona

Allegri bllokon transferimin e Moratas te Barcelona

09:57, 06/01/2022

Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri, ka deklaruar se Alvaro Morata do të qëndrojë në Torino të paktën deri në fund të sezonit.

Ditët e fundit është folur shumë për transferimin e Moratas te Barcelona, ​​por trajneri i Juventusit tha se kishte biseduar me sulmuesin spanjoll dhe se kishin rënë dakord që ai të mos shkonte në Camp Nou.

 

"Morata do të qëndrojë te Juventus. Ai nuk do të largohet në janar. Ne folëm dhe i thashë që nuk do ta shesim", tha Allegri.

Allegri shtoi se Aaron Ramsey do të largohet nga klubi në këtë merkato dhe se ata janë ende në kërkim të një destinacioni të ri për uellsianin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco