COVID-19 ‘sulmon’ Milanin, infektohen edhe tre futbollistë të tjerë

COVID-19 ‘sulmon’ Milanin, infektohen edhe tre futbollistë të tjerë

09:53, 06/01/2022

Milani në alarm para ndeshjes me Romën. Pas portierit Ciprian Tatarusanu, edhe tre lojtarë të tjerë kanë dalë pozitivë me Covid-19.

Klubi kuqezi nuk i ka zbuluar emrat e futbollistëve që janë të infektuar, por dyshimet janë për Tomori, Romagnoli dhe Castillejo.

Akoma nuk ka asgjë të konfirmuar, por pritet që gjithçka të sqarohet nesër me publikimin e listës së lojtarëve të grumbulluar.

Të gjithë futbollistët dhe stafi pritet të kryejnë tamponët sërish, për të parë nëse ka ndonjë tjetër të infektuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco